Në këtë film dokumentar të shkurtër, ju do të gjeni informacionet e përgjithshme mbi arsimin e detyrueshëm. Duke e shikuar, ju do të njoftoheni me këto: me lëndët e mësimit shkollor,me oraret e pushimeve shkollore, me bashkëpunimin e prindërve me shkollën dhe shembuj të tjerë të rëndësishëm që duhet njohur për të shoqëruar fëmijën tuaj gjatë periudhës së shkollimit.
4-8 vjeç - Cikli 1
Cikli 1 zgjat 4 vjeç dhe në princip e ndjekin nxënësit të moshës 4 deri 8 vjeç. Kjo është faza e parë e shkallës primare.
Nxënësit në vitin e parë, janë të pritur prej moshës 4 vjeç, që kanë mbushur prej 31 korrik në vitin që jem.
Gjatë këtij cikli zhvillohet kontakti parë të fëmijës me shkollën. Faza vendimtare të kalimit prej rrethit familjar në atë të shkollës, kjo fazë ka për qëllim të veçantë me favorizu gjendjën sociale të fëmiut dhe të plotësohët edukimi i tij që ka marrë në familjen dhe të familjarizohet me punën e shkollës nëpërmjet situata të ndryshme ku mësimi nëpërmjet lojës zë një vend të gjerë.
8-12 vjeç - Cikli 2
Cikli 2 zgjat 4 vjeç dhe në princip e ndjekin nxënësit të moshës 8 deri 12 vjeç. Kjo është faza e dytë e shkallës primare.
Në vazhdimësi të mësimeve të ciklit 1, cikli 2 vazhdon përvetësimin e njohurive dhe aftësive themelore në fusha të ndryshme të përshkruara nga plani i studimeve. Nxënësi bëhet gjithnjë e më shumë i pavarur, që e mundëson të fitojë metoda të reja të punës dhe kërkim të zgjidhje të ndryshme personale.
Mësimi për gjuhë të huaja në 5H dhe 7H :
Gjatë këtij cikli, nxënësit fillojnë të mësojnë dy gjuhë të reja: gjermanisht ose frëngjisht në 5H dhe anglisht në 7H.
12-15 vjeç - Cikli 3
Cikli 3 zgjatë 3 vjet dhe normalish vijojnë mësimin nxënësit e moshes nga 12 deri 15 vjeq. I perket shkallës së nivelit te dyte I.
Organizimi i tipeve të klasëve
Specifika e ciklit 3 është organizimi në 3 lloje te klasëve. Në fillim te ciklit 2, nxënësi është i (e) orientuar në llojin e klasës që i përket.kapacitetit të tij(saj) dhe ritmit e të mësuarit.
Njëtrajtëshmëria e sistemit të llojit të klasës ofron një rreth dhe një afrim pedagogjik qe mundëson nxënësve për të arritur njohuritë dhe kompétencat fondamentale të fundit të shkolimit te obliguar dhe të pregaditet në mënyre më të saktë të formacioneve para-obliguese.
Nxënësit të cilët nuk plotësojn kërkesat themelore,dhe për këtë arsye duhet të punojnë me qellimet e te mesuarit individualisht, mund të jenë, në disa shkolla të ciklit të orientimit, nëper klasat e mbështetura.